Please enter at least 3 characters.

Vonesa e Bale nuk e shqetëson Ancelottin

2016/01/f.0831193340740_m.jpg

Është raportuar se uellsiani ka arritur marrëveshje gjashtëvjeçare me Los Blancos, ndërsa blerja e tij do t’i kushtojë 100 milionë euro klubit mbretëror. Megjithatë, konfirmimi zyrtar duket se nuk do të ndodhë deri të hënën.

“Të gjithë e njohin Bale, ai është një lojtar fantastik. Nuk e di edhe sa kohë do të luajë për Tottenhamin, por ai është akoma lojtar i tyre”.

“Unë po punoj me lojtarët e mi, jo me lojtarët që nuk janë këtu. Nuk jam i frustruar që Bale nuk ka ardhur akoma. Nëse vjen, kurdo që ndodh kjo, do të jem i lumtur”, u ka thënë italiani gazetarëve. /Telegrafi/