Volocopter e ka krijuar taksin autonom fluturues që mund të “rezervohet” me telefon të zgjuar
Taksi i parë fluturues nga Volocopter, e ka realizuar me sukses fluturimin e parë urban, më 14 shtator në Mercedes-Benz Museum në Shtutgart të Gjermanisë.
Qëllimi i kompanisë që merret me krijimin e makinave për lëvizshmëri ajrore, është që nëpërmjet “taksive ajrorë” ta bëjë transportin urban të sigurt, të qetë dhe pa ndotje nga gazrat, transmeton Telegrafi.
Për këtë taksi fluturues, Daimler ishte investitori i parë, që kontribuoi me 27 milionë euro në vitin 2017, derisa rreth 50 milionë euro u grumbulluan gjatë këtij viti me ndihmën e Geely, raporton Verge.
VoloCity do të bëhet makina e parë komerciale e licencuar e Volocopter, që mund të akomodojë dy persona dhe të ofrojë bagazh për çantat e dorës. Me autonomi prej 35 kilometrave, mund të lëvizë me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë.
Lëvizja e 18 motorëve të fluturakes, transmeton Telegrafi, mundësohen nga nëntë bateri që mund të ndërrohen brenda pesë minutave, për të shmangur nevojën e ndërprerjes së fluturimit.
Prodhuesi pretendon se është edhe shumë i qetë, sepse 19 motorët e tij, funksionojnë në një “brez të frekuencës së ngushtë”, që bënë zhurmë dy herë më të lartë, se një rotor i vetëm.
Deri në fund të vitit, Velocopter planifikon ta hapë një “VeloPort” në Singapor, që do të funksionojë si një aeroport, ku udhëtarët do të qëndrojnë në hapësirat e brendshme, derisa presin të nisen. Do të ketë edhe një qendër operimesh, si dhe pjesën ku këto makina ajrore do të mirëmbahen.
Në fotografitë e mëposhtme, mund të shihni se si do të dukej në një të ardhme, sikur të funksionojë si duhet lëvizshmëria ajrore.
Fluturimin e parë zyrtar, ky taksi fluturues e bëri në Mercedes-Benz Museum në Shtutgard të Gjermanisë


