Please enter at least 3 characters.

Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

Policia ka arrestuar një person nën dyshim për vjedhje të kabllove elektrike nga kompania e një qytetari.

Sipas raportit, i dyshuari kishte marrë kabllot dhe më pas i kishte shitur.

Rasti ka ndodhur në Graçanicë.

Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë.