Please enter at least 3 characters.

Vlorë, penalizohet 31 vjeçare për ndotje akustike

2016/01/f.0823201913269_m.jpg

Policia njoftoi se kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Arlind Kozeli, i cili ushtron profesionin DJ në një disko verore në Dhërmi.

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar u verifikua se diskoja prodhonte muzikë me volum të lartë tej normave të lejuara dhe në kundërshtim me normativat dhe oraret e përcaktuara për zonat bregdetare.

Gjatë javëve të fundit, policia e Vlorës ka ushtruar një numër kontrollesh ndaj diskove dhe lokaleve të ngjashme, të cilat ndodhen pranë qendrave të banuara dhe nuk plotësojnë kushtet për respektimin e niveleve të caktuara të muzikës, raportoi BW.

Për këtë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe pronarë apo punonjës të lokaleve të tjera, të cilët nuk kanë respektuar orarin e funksionimit dhe normat e nivelit të muzikës./Telegrafi/