Please enter at least 3 characters.

Vlerësohet angazhimi i Kosovës për anëtarësim në UEFA

2016/01/vler-euml-sohet-angazhimi-i-kosov-euml-s-p-euml-r-an-euml-tar-euml-sim-n-euml-uefa_hd.jpg

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe drejtuesit më të lartë të FFK-së, kryeministri duke e falënderuar z. Theodoridis për përkrahjen, foli për rëndësinë që Qeveria e Kosovës i kushton procesit të ndërkombëtarizimit të plotë të sportit, e në veçanti të futbollit kosovar.

Mustafa theksoi angazhimet konkrete, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, përfshirë edhe ndërtimin dhe restaurimin e terreneve dhe fushave të futbollit, si dhe për hapat e tjerë të rëndësishëm që po ndërmerren për arritjen e anëtarësimit të futbollit të Kosovës në UEFA.

Kryeministri shprehu besimin se Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare e UEFA-s , duke kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të z. Theodoridis dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të UEFA-s për Kosovën, në këtë rrugë.

Theodore Theodoridis vlerësoi angazhimin dhe hapat konkretë të Kosovës për anëtarësimin në UEFA, duke shprehur përkrahjen tij në këtë drejtim. /Telegrafi/