Please enter at least 3 characters.

Vlerësimet për Jonida Maliqin pas interpretimit në Eurovision

2019/05/jonidaMaliqievro-1.jpg
241:"TEL AVIV, ISRAEL - MAY 18: Jonida Maliqi representing Albania, performs live on stage during the 64th annual Eurovision Song Contest held at Tel Aviv Fairgrounds on May 18, 2019 in Tel Aviv, Israel. (Photo by Michael Campanella/Getty Images)
12:"Getty Images

Jonida Maliqi entuziazmoi të pranishmit në arenën ku u zhvillua nata finale e Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision, në Tel Aviv të Izraelit, me këngën e kënduar në shqip “Ktheju Tokës”, teksa shorti i kishte përcaktuar radhën e dytë nga nisja.

Faqja zyrtare e Eurovisionit në Facebook dha disa sekuenca të interpretimit, vetëm 29 sekonda, shoqëruar me përshkrimin: "Jonida Maliqi na ofroi të gjithë ndjeshmërinë e saj".

Megjithatë, siç vëren BBC në një analizë të shkurtër pas performancës së këngëtares shqiptare, asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të Eurovisionit nuk ia ka dalë mbanë të fitojë kompeticionin.

“Ky është një lajm i keq për Jonida Maliqin e Shqipërisë, kënga vajtuese e së cilës, 'Ktheju Tokës', vështirë se do të tronditë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme”, thuhet në komentin e Neil Smith, reporterit të BBC-së nga Tel Avivi.

“Çdo këngë, çdo lot është veç një suvenir i hidhur. Ke humbur identitetin, ndaj kthehu në shtëpi tani”, thoshte mes notave të saj këngëtarja shqiptare, transmeton Top Channel.

Jonida Maliqi (Foto: Guy Prives/Getty Images/Guliver)

Jonida i dha asaj fuqi dhe shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur, sipas Neil Smith. Por, ai shton se “kjo nuk duket të jetë kënga që do t’i japë fund shterpësisë 15-vjeçare të Shqipërisë”.

Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 mbetën në garë për trofeun e sivjetshëm. Sipas parashikimeve, Holanda dhe Australia mund të duelojnë për suksesin.