Please enter at least 3 characters.

Vjen reagimi i Zelenskyt pas raundit të parë të bisedimeve

Presidenti i Ukrainës ka bërë një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale.

Ai tha se delegacioni i tij duhet të ketë marrë përgjigje nga Rusia deri tani dhe se çelësi është "Rusia duhet të jetë e gatshme t'i japë fund luftës që filloi".

"Sa i përket përmbajtjes së diskutimeve të sotme, është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime", shtoi ai.

"Do të shohim se si do të zhvillohet biseda nesër dhe çfarë rezultatesh do të sjellë", vazhdoi Zelensky.



Ndryshe, bisedimet trepalëshe mbi luftën midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi, kanë përfunduar dhe do të vazhdojnë nesër.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë: "Takimi trepalësh i sotëm në Abu Dhabi midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë ishte produktiv.”

"Bisedat do të vazhdojnë nesër", shtoi ai. /Telegrafi/