Please enter at least 3 characters.

Vjen reagimi i AAK-së pas sondazhit të Baton Haxhiut

2020/09/aak-aleanca-per-ardhmerine-e-kosoves-19-10-2015-25_1492772278-5395812-780x439-1.jpg

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulëzim Blaka, ka reaguar pas sondazhit të fundit që e ka paraqitur Baton Haxhiu, ku sipas tij AAK në këto zgjedhje do t’i merr vetëm 5.5 për qind dhe se i rrezikohet që ta kalojë pragun.

Blaka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Baton Haxhiu gjithmonë ka qenë ‘matrapaz’, elektoral, ku sipas tij po i njëjti Baton, bënte emisione me grafikone për shkëmbim territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë.

"Baton Haxhiu gjithmonë ka qenë 'matrapaz' elektoral. A është ky Batoni që bënte emisione me grafikone për shkëmbim territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë në televizor? Sonte paska dalë me projeksione të tjera për rezultatin e zgjedhjeve, që vetëm ai e di se ku e ka interesin dhe për hesap të kujt po punon".

"Shyqyr që matjet tona flasin ndryshe, e Batonin më së paku duhet marrë seriozisht", ka shkruar Blaka.