Vjen edhe një mbështetje e madhe e ''Portokalli'' për shqiptarët e Maqedonisë (Video)
14/03/2017
Aktorët e emisionit ''Portokalli'' që transmetohet në Top Channel gjithnjë e kanë mbështetur kauzën e shqiptarëve të Maqedonisë dhe gjithmonë i kanë dalë zot shqiptarëve të këtyre trojeve kurdo ata kanë qenë të sulmuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Edhe këtë herë, të gjithë aktorët e ''Portokallisë'' kanë pasur një mesazh të madh për shqiptarët e Maqedonisë.
Reagimi i tyre lidhet me debatin dhe gjuhën e urrejtjes kundër gjuhës shqipe në Maqedoni dhe të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet.
''Vetëm në Maqedoni është krim të flasësh gjuhë të huaja, sidomos shqip.'' thotë aktori Florian Binaj, që e luan rolin e Edi Ramës dhe policit të ''Portokallisë''. /Telegrafi/


