Vjen dorëheqja e parë në Superligën e Kosovës, Bekim Shotani largohet nga Ballkani
Bekim Shotani ka dhënë dorëheqje nga detyra e trajnerit të ekipit nga Suhareka, Ballkani, teksa dorëheqja e tij u pranua nga kryesia e klubit.
Ballkani e nisi pozitivisht sezonin duke shënua fitore në udhëtim në xhiron e parë ndaj Lirisë me rezultat 1-0.
Megjithatë, në ndeshjen e dytë në shtëpi humbi thellë nga Llapi, teksa u mposht edhe në xhiron e tretë nga Feronikeli.
Këto dy humbje kanë bërë që Shotani të ofrojë dorëheqjen e tij nga trajneri i Ballkanit, teksa ajo u pranua nga kryesia e klubit, e cila njoftoi me anë të një postimi.
Postimi pa ndërhyrje i KF Ballkanit: Përshëndetje të dashur tifozë të Suharekës Therandë, 02.09.2018 - Pas humbjes së djeshme me Feronikelin, trajneri ynë i deri tashëm z.Bekim Shotani ka dhënë dorëheqje me vetëdëshirë.Ne si klub i jemi shumë mirënjohës për punën e shkëlqyer të deritashme , jemi mirënjohës në të gjitha aspektet profesionale dhe njerzore .Futbolli është tillë dhe duhet të pajtohemi me ndërrime, fitore por edhe humbje.Klubi ka nevojë më shumë se çdo herë për përkrahjen e qytetit dhe të dashamirëve.Per gjithëçka rreth ndryshimeve do të iu informojmë me kohë .Faleminderit SuharekëFC Ballkani/Telegrafi/


