Please enter at least 3 characters.

Vjehrra ushtroi dhunë ndaj resë, Prokuroria heton rastin në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje.

Rasti ka ndodhur në Lipjan, të enjten në ora 22:30.

“Raportohet se vjehrra ka ushtruar dhunë ndaj viktimës-resë së saj. E dyshuara është intervistuar, me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Policia njofton se viktima është dërguar tek familja e saj.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/