Please enter at least 3 characters.

Vjedhje në një xhami në Ferizaj, marrin zmadhues zëri, 15 palë këpucë dhe sistemin e pompave termike

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në një xhami në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të panjohur nga xhamia kanë vjedhur zmadhuese të zërit, 15 palë këpucë, disa dokumente dhe sistemin e pompave termike”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/