Please enter at least 3 characters.

Vjedhje në Banullë të Lipjanit, grabiten stoli ari dhe para të gatshme

2016/04/Vjedhje.jpg
Dy vjedhje të rënda në Shkup
Dy vjedhje të rënda në Shkup

Në fshatin Banullë të Lipjanit është raportuar një rast vjedhjeje.

Sipas policisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një qytetari kosovar. Nga aty janë vjedhur një pushkë gjuetie me leje, stoli ari dhe para të gatshme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve./Telegrafi/