Please enter at least 3 characters.

Vizioni i Kosovës, bashkëpunimi me të gjithë

2016/01/f.0731201157595_m.jpg

Thaçi ka thënë se Kosova dhe Greqia kanë bashkëpunim biletaral në shumë fusha, i cili po jep rezultatet e veta edhe në konsolidimin e Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe të perspektivës sonë evropiane. Ai ka falënderuar Greqinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për prezencën e Greqisë edhe në kuadër të KFOR-it, të ICO-së, të EULEX-it dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtarë.

Sa i përket komentit të presidentit serb Boris Tadic, se serbët e Kosovës do të duhej të kishën një status të veçantë, Thaçi tha: “Opinioni i GJND-së ka qenë shumë i qartë për Kosovën edhe për rajonin, por edhe për gjithë mbështetësit e zhvillimeve në rajon, por para se gjithash në Kosovë”, duke shtuar se Kosova është pro bashkëpunimit ndërshtetëror me Serbinë, por me kuptimin e qartë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Ndërkohë, Droutsas ka thënë se mesazhi kryesor të cilin ua ka përcjellë edhe Beogradit edhe Prishtinës ka qenë që ta shohin të ardhmen brenda BE-së, ndërsa “Greqia ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në këtë proces”. /Telegrafi/