Please enter at least 3 characters.

Viti 2016 vjen me më pak incidente se viti i kaluar

2016/01/viti-2016-vjen-me-m-euml-pak-incidente-se-viti-i-kaluar_hd.jpg

“Deri ne këto momente (01:10) festa e ndërrimit të moteve vlerësohet të ketë kaluar shumë më qetë dhe me më pak incidente të rënda të raportuara ne Policinë e Kosovës, krahasuar me vitin e kaluar. Një rast incident zjarri pa lëndime është raportuar ne Fushë Kosovë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga termoja elektrike dhe që nuk ndërlidhet me festimet e Vitit të Ri”, ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Në Komunën e Klinës, Kelani tha se është raportuar një plagosje e një personi nga një plumb qorr, si dhe disa incidente të lehta në Komunën e Ferizajt nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike.

Edhe në Klinë është raportuar një rast plagosjeje në këmbe nga plumbi qorr i një personi, si dhe 3-4 raste në Ferizaj të raportuara si incidente të lehta nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike.

Po ashtu, në fshatin Drenovc të Komunës së Malishevës është raportuar djegia e një stalle kafshësh, që sipas Kelanit dyshohet të jetë shkaktuar nga mjetet piroteknike.

Nga Qendra Emergjente në QKUK raportohet për 15-16 të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Asnjëri nga të lënduarit nuk kishte marrë lëndime që kërcënojnë jetën.