Please enter at least 3 characters.

Viti 2014, viti më i suksesshëm për hendbollin

2016/01/viti-2014-viti-m-euml-i-suksessh-euml-m-p-euml-r-hendbollin_hd.jpg

FHK pas më shumë së një dekade në këtë vit ia doli që më drejta të plota të bëhet pjesë e Federatës Botërore të Hendbollit.

Krerët e këtij asosacioni sportive, ndjehen krenar që më në fund puna shumë vjeçare është realizuar me pranimin më drejta të plota të hendbollit tonë në Federatën evropiane e botërore.

Izet Gjinovci, sekretar i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), dhe njëri ndër ata që ka bërë punë të palodhshme për anëtarësimin e FHK-së në asosoacionet evropiane e botërore, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se viti 2014, ka qenë një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për sportin tonë, e sipas tij, veçmas, viti që po e lëmë pas, ka qenë i suksesshëm për hendbollin tonë.

Gjinovci thotë së është i lumtur që puna dhe mundi i shumë njerëzve është konkretizuar më pranimin e plotë të FHK-së në shtëpinë e hendbollit botërore.

“Të them të drejtën viti 2014 ka qenë një vit i suksesshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, por edhe i sportit në përgjithësi, e në veçanti i hendbollit, sepse këtë vit Federata e Hendbollit arriti që t’i konkretizon gjithë atë mund, jo vetëm të një dekade por ndoshta edhe më shumë, me pranimin në Federatën Evropiane me drejta të plota që ndodhi më 20 shtator në Dablin në Kongresin e 12-të të Federatës Evropiane, që nënkuptohet me automatizëm në Federatën Botërore, sipas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të Federatës Botërore të Hendbollit të mbajtur me 8 korrik në Zagreb. Ne tani jemi anëtare të këtyre dy asosacioneve, pra në Federatën e hendbollit evropian dhe botërore. Padyshim se kjo ka qenë primare për ne”, ka thënë Gjinovci.

Ai thekson se një tjetër arritje e madhe e hendbollit tonë në këtë vit që po e lamë pas është edhe zhvillimi i ndeshjeve zyrtare kualifikuese të përfaqësues së Kosovës. Kosova ndeshjen e parë kualifikuese e zhvillo kundër Rumanisë. Gjinovci thekson se nuk është i kënaqur me rezultatin e arritur në përballje me Rumaninë, por ai thotë se organizmi i një ndeshje zyrtare ndërkombëtare ka qenë në nivelin e duhur.

“Në këtë vit ne arritëm të zhvillojmë edhe ndeshje ndërkombëtare, ndeshjet e para zyrtare ndërkombëtare me përfaqësuesen e Rumanisë, edhe pse nga rezultati nuk jemi të kënaqur, por jemi të kënaqur nga ana organizative, e shpresojmë së në të ardhmen shumë shpejt do të kemi edhe takime tjera zyrtare dhe të arrijmë suksese. Më një punë më profesionale, më një angazhim më të madh, më një investim më të madh jo vetëm të qeverisë, por edhe nga donatorët e ndryshëm, sepse pa donacioni as sporti nuk mund të shkon përpara”, ka theksuar Gjinovci.

Ai i ka vlerësuar të suksesshme edhe garat në rrafshin vendore. Sipas tij, gjatë këtij viti janë zhvilluar gara majtë interesante, e më rivalitet të madhe, duke u bazuar në kushtet që mbretërojnë në vendin tonë.

Gjinovci thotë se nuk është i kënaqur me cilësinë e hendbollit, por sekretarin e FHK-së, e kënaq masiviteti i skuadrave pjesëmarrëse. Sipas Gjinovcit, FHK sa i përket masivitetit është federata e dytë pas futbollit që ka më së shumti skuadra që bëjnë gara zyrtare.

Duke folur për cilësinë e hendbollit tonë, Gjinovci mendon se mungesa e mjeteve materiale po ndikon direk në ngecjen e kualitetit të hendbollit tonë.

Ai kërkon nga Ministria e Sportit që sa më shpjet të hyn në fuqi ligji për sport, si dhe komunat të jenë më përfshirëse në klubet e hendbollit.

Sipas Gjinovcit, është vështirë që një klub të mbahet më një ose dy donator, andaj ai kërkon që komunat të përbejnë më shumë së 51% të kryesisë së klubit, sepse sipas tij, klubet e Kosovës po çalojnë në organizmin e duhur të klubeve. /KP/Telegrafi/