Viti 1904 dhe hakmarrja shqiptare: Gjatë një shfaqje në Selanik, aktori vritet në skenë
Revista javore franceze, “Le Monde d’artiste”, ka botuar më 21 shkurt 1904, një shkrim mbi reagimin e çuditshëm të një të riu shqiptar gjatë një shfaqjeje në teatrin “Eden” të Selanikut. Teksti është si më poshtë:“Një dramë e marrë tepër seriozisht.Në Selanik, emocioni i një spektatori ka shkaktuar, kohët e fundit, gati një katastrofë në teatrin Eden.Një melodramë u shfaq nën temën e hakmarrjes, ku autori dha një pamje të zakoneve shqiptare.E bija e një shefi të vjetër fisnor ishte çnderuar nga një djalë tërheqës, dhe babai, sipas zakonit vendas, u betua për të larë këtë fyerje në gjak. Besa (hakmarrja) ishte, në këtë rast, e detyrueshme. Prandaj, shefi i vjetër punësoi një mik të fuqishëm për të kërkuar fajtorin dhe ta vrasë atë.Në momentin kur hakmarrësi gjeti djalin tërheqës dhe dëshiroi ta godasë, ai njohu në të, të birin e tij. Krahu i tij, i ngritur, ra.Në atë moment, një shqiptar i ri, i ulur në një pjesë sipër skenës, përkulet përpara dhe i bërtet aktorit:- Çfarë po pret? Duhet të ekzekutosh besën!Artistët, në skenë ishin krejtësisht të tronditur nga kjo ndërhyrje dhe qëndruan aty të heshtur, por i riu shqiptar, i nervozuar, nxori revolverin e tij dhe qëlloi dy herë mbi djalin tërheqës (komedianin), për fat të mirë pa dëmtuar askënd.Në sallë u përhap paniku dhe rojet u detyruan të qetësonin spektatorët.I riu shqiptar, të cilin e shoqëruan në postin e policisë, gjatë rrugës, vazhdonte të përsëriste:- Frikacaku ! Nuk guxoi të ekzekutojë besën!” /Darsiani/


