Please enter at least 3 characters.

Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, u pyet nëse Kylian Mbappe duhet të jetë gjuajtësi i penalltive pas humbjes së penalltisë nga Vinicius Junior në ndeshjen kundër Valencias.

Trajneri italian nuk kishte përgjigje të prerë, por nuk e kundërshtoi mundësinë që francezi të jetë gjuajtësi i ri i penalltive te Los Blancos.

"Ta bëjmë Mbappen gjuajtësin e penalltive? Do të shohim", ishte deklarata e Ancelottit pas ndeshjes.

Kjo deklaratë vjen menjëherë pas humbjes befasuese 2-1 të Real Madridit në shtëpi kundër Valencias në La Liga, ku Vinicius Junior humbi një penallti të rëndësishme, e cila u prit nga portieri i Valencias, Giorgi Mamardashvili.

Kjo penallti e humbur ndodhi në fillim të ndeshjes, dhe pak momente më vonë, Valencia kaloi në avantazh me golin e Mouctar Diakhaby në minutën e 17-të.

Vinicius arriti të barazojë rezultatin në minutën e 50-të, por Valencia shënoi në kohën shtesë përmes Hugo Duros, duke i dhënë fitoren e parë në transfertë këtij sezoni. /Telegrafi/