Please enter at least 3 characters.

Villa rikthehet në stërvitje

2016/01/villa-rikthehet-n-euml-st-euml-rvitje_hd.jpg

Lajmi do të jetë një shtytje për Atleticon, që rikthehet në Ligën e Kampionëve më 19 shkurt, kur udhëton në San Siro për sfidën e 16-shes së fundit të garës ndaj Milanit.

Villa pësoi lëndim në fitoren 4-0 të Atleticos ndaj Real Sociedad dhe u rikthye në stërvitje të enjten pasi mungoi disa javë, përfshirë edhe gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit dhe disfatën në La Liga ndaj Almeria.

32-veçari shihet si pjesë vitale e planeve të Diego Simeones, por ai vështirë se do të mund të aktivizohet për ndeshjen e vikendit ndaj Real Valladolid.

Për Atleticon jashtë fushe vazhdon të mbetet një lojtar tjetër i rëndësishëm, portieri Thibaut Courtois. /Telegrafi/