Please enter at least 3 characters.

Vidal: Dua Ligën e Kampionëve me Barçën - me VAR, Bayerni do t'i kishte dy trofe evropianë më shumë    

2018/08/Vidal12-e1535098810697.jpg
241:"BARCELONA, SPAIN - AUGUST 15: Arturo Vidal of FC Barcelona runs with the ball during the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Boca Juniors at Camp Nou on August 15, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Arturo Vidal ka folur për obsesionin e tij për të fituar Ligën e Kampionëve duke thënë se dëshiron ta fitojë me Barcelonën pasi ky është trofeu i tij i preferuar.

Me largimin e Paulinhos së kthyer në Kinë, Barcelona kishte një zbrazëti në mesfushë, të cilën e mbushën me transferimin e Arturo Vidalit, i cili arriti në Camp Nou në një nga lëvizjet më të habitshme të verës.

Mesfushori kilian foli për gazetën Mundo Deportivo, ku diskutuan ambiciet e tij për sezonin e ardhshëm, për të cilin ai i ka vënë sytë për sukses në Evropë.

"Titulli im i preferuar është Liga e Kampionëve", ka thënë fillimisht Vidal për mediumin e njohur spanjoll.

Vidal duke festuar një gol me bashkëlojtarët e tij te Barcelona (Getty Images)

"E di që Barcelona e ka fituar atë në shumë raste, por unë dua ta fitoj atë tani".

"Unë dua të fitoj të gjitha me fanellën e Barcelonës".

Vidal vazhdoi të fliste për mundësitë e humbura të Bayern Munichut dhe se si atij i vjen keq që nuk ka fituar turneun me ekipin nga Bavaria.

"Me VAR-in, Bayerni do të kishte dy Liga të Kampionëve më shumë", përfundoi mesfushori kilian. /Telegrafi/