Please enter at least 3 characters.

Victoria Beckham merr kritika të shumta për modelet e holla

2019/09/VictoriaBeckhamprofil-e1567875048174.jpg
177:"LONDON, ENGLAND - MARCH 12: Victoria Beckham attends the Portrait Gala at National Portrait Gallery on March 12, 2019 in London, England. (Photo by Tristan Fewings/Getty Images)
12:"Getty Images

Dizajnerja e modës, Victoria Beckham, është bërë sërish shënjestër e kritikave për shkak se i ka promovuar koleksionet e saj përmes modeleve shumë të holla.

Këngëtarja e shndërruar në dizajnere i ka publikuar fotografitë në profilin e saj në Instagram, ndërsa kjo nuk është hera e parë që përballet me kritika të këtilla.

Siç transmeton Daily Mail, fansat janë fokusuar te fakti se modelet kanë linja shumë të holla trupore dhe shumë të dobëta në peshë.

"Ushqeje këtë modele, do të vdesë nëse shmang edhe një vakt. Është e pikëlluar t'i shohësh këto modele që i promovon, duken të sëmura", është një prej komenteve të shumta të këtij lloji.

Në publikimet e saj, Victoria i ka treguar modelet duke pozuar në rrugë përpara ndërtesës Lloyds në Londër. /Telegrafi/