Please enter at least 3 characters.

Veturat gjermane garojnë në arritjen e shpejtësisë prej zero deri në 200 kilometra në orë (Video)

2017/05/Veturat-gjermane-garojnë-në-arritjen-e-shpejtësisë-prej-zero-deri-në-200-kilometra-në-orë-foto.jpg

Me sofistikimin e veturave, arritja e shpejtësisë prej zero në 100 kilometra në orë po konsiderohet se i takon të kaluarës.

Rritja e shpejtësisë dhe fuqisë së makinës po kërkohet që ato të jenë të afta që brenda sekondave që kalojnë nga qëndrimi në vend deri në lëvizjen prej 200 km/h, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kjo është shumë e vështirë në rrugë të zakonshme, veturat gjermane BMW M2, Audi TT RS dhe Porsche 718 Cayman S, kanë matur forcën në një pistë të mbyllur.

Filmimi i postuar më poshtë tregon garën mes këtyre modeleve të shpejta që janë lansuar në kohë të përafërta dhe kanë rivalitet të madh mes vete. /Telegrafi/