Please enter at least 3 characters.

Vetura që aksidentoi këmbësoren në Prishtinë, nuk përshtati shpejtësinë gjatë ngasjes

2023/09/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-99.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një femër (këmbësore) ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:49 në rrugën C, në Prishtinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Rruga C, Prishtinë 28.11.2023 – 18:49. Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/