Please enter at least 3 characters.

Vetura godet për vdekje një grua në Zhabar të Mitrovicës

2022/12/318595441_898469138190477_392284717756296227_n.jpg

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok, segmenti rrugor në fshatin Zhabar.

Vetura ka goditur një këmbësore e moshës rreth 80-vjeçare dhe e njëjta si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të marra, ka humbur jetën.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë - Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Zhabar, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore”.

“Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshës rreth 80-vjeçare”, ka bërë të ditur Zahiti. /Telegrafi/