Please enter at least 3 characters.

Vetura godet për vdekje këmbësorin në veri të Mitrovicës

2016/09/kembesori.jpg

Një 74 vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 17.00 në veri të Mitrovicës, pasi është goditur nga një automjet i markës Opel të cilin po e ngiste Zhivko Milentijeviq.

Sipas burimeve të Kosovapressit, viktima pas aksidentit është dërguar menjëherë në spitalin e veriut të qytetit  ku pas rreth dy orëve  ka ndërruar jetë.

Mësohet se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.