Please enter at least 3 characters.

Vetura godet një person në Hajvali, dërgohet në spital

2020/09/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2-1200x630-1-e1603184010578.jpg

Një person është goditur nga një veturë në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali-Prishtinë ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/