Vetura familjare tërhiqet zvarrë nga kamioni që doli prej kontrolli (Video)
24:"© Facebook / Scott Hall
31/08/2017
Scott Hall ka qenë duke vozitur së bashku me familjarët në një autostradë në Kent të Anglisë, kur është goditur nga një kamion.
Shoferi i kësaj makine, që besohet se ka qenë duke folur në telefon, ka humbur kontrollin dhe është përplasur për veturën e tyre, duke i tërhequr zvarrë për disa metra, transmeton Telegrafi.
“Shpëtuam gjallë dhe pa lëndime, por makina është dëmtuar rëndë. Vajza ime ka përjetuar tronditje të madhe në momentin e aksidentit”, ka shkruar Hall lidhur me rastin.
Më poshtë mund të shihni momentin e daljes nga shiriti, si dhe reagimi i vogëlushes që u frikësua shumë. /Telegrafi/


