Please enter at least 3 characters.

Vetura e tërhoqi zvarrë, qeni shpëtoi vetëm me lëndime të lehta (Video, +16)

2018/08/Vetura-foto-1.jpg
28:"© Surinder Atwal / SWNS.com

Shoferja që po voziste nëpër Bradford të Anglisë, nuk ka qenë në dijeni se nën veturë i hyri një qen.

Kafsha që u tërhoq zvarrë nëpër asfalt, ka shpëtuar vetëm me lëndime të lehta, në këtë aksident që ka mundur ta lë me pasoja fatale, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e sigurisë e kanë kontaktuar shoferen, e cila ka thënë se moti me shi ia ka vështirësuar pamjen, ndërsa nuk dinte t’i ketë ndodhur ky aksident.

Banorët e lagjes e kanë dërguar te veterineri qenin, që është i shurdhër si pasojë e moshës së shtyrë. /Telegrafi/