Please enter at least 3 characters.

Vetura e parkuar në një tatëpjetë filloi të lëvizte, momenti kur i moshuari në Angli shtypet për vdekje

2021/04/42200772-9509235-image-a-27_1619375969718-e1619511025772.jpg

Një 69-vjeçar ka vdekur pasi u godit nga vetura e tij ndërsa u përpoq ta ndalonte atë të lëvizte në një tatëpjetë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pensionisti ishte kthyer me një Kia Sportage të bardhë pas një shëtitje pasdite me djalin e tij, që besohet të ishte 25 vjeç, në Bolton, Greater Manchester.

Ai hap bagazhin për të futur qenin në makinë dhe ndërsa djali i tij - i cili kuptohet se është autik - hyn brenda, makina fillon të lëvizë mbrapa teposhtë.

Ai mund të shihet duke u përpjekur të ndalojë makinën të lëvizte, por tragjikisht bie nën të dhe shtypet për vdekje.

Banorët e tmerruar më pas nxitojnë në rrugë për t'u përpjekur ta ndihmojnë burrin, por ai u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes nga mjekët e ndihmës së shpejtë.

Djali i këtij burri ngushëllohet nga fqinjët ndërsa u lut: 'Të lutem, mos e lini babanë tim të vdesë'. /Telegrafi/