Vettel triumfon në Çmimin e Madh të Singaporit, Hamilton i katërti
Sebastian Vettel ka arritur të fitojë garën për Çmimin e Madh të Singaporit të zhvilluar në pasditen e sotme (e diel).
Piloti gjerman i Ferrarit është treguar shofer i madh duke arritur të triumfoj në këtë garë për 61 xhirove të zhvilluara.
Vettel fitoi garën duke e lënë pas vetes shokun e skudrës nga Ferrarri, Charles Leclerc, i cili përfundoi i dyti.
Podiumi u plotësua me pilotin e Red Bullit, Max Verstappen që përfundoi i treti në këtë garë.
Vendi i katërt dhe pesë shkoi për dyshen e Mercedesit, Leëis Hamilon, respektivisht Valteri Bottas.
Renditja e pilotëve ende udhëhiqet nga Hamilton me 296 pikë, ndërsa pas tij vjen Bottas me 231 pikë dhe Leclerc e Verstappen nga 200 pikë.
Gara e radhës do të zhvillohet në Rusi pas një jave apo më saktë më 29 shtator. /Telegrafi/


