Please enter at least 3 characters.

Vetëvendosja sot voton për Shpend Ahmetin

2017/08/Shpend-Ahmeti.jpg

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë njofton se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, kanë pranuar vetëm një deklaratë kandidature.

“Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Prishtinës është dorëzuar nga Shpend Ahmeti dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni”, thuhet në komunikatë.

VV njofton se zgjedhjet e brendshme nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë - një anëtar, një votë - do të mbahen sot, e diel.

“Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/