Please enter at least 3 characters.

Veterani i luftës dorëzon kallëzim penal ndaj deputetes Fitore Pacolli

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Sipas Pllashnikut, Pacolli ka bërë deklarata të pavërteta dhe fyese ndaj tij, familjes dhe vajzës së tij.

Ai thotë se deputetja e ka quajtur vajzën e tij "kriminele" për shkak të paraqitjeve të saj në media.

“Pacolli ka gabuar rëndë. Më ka akuzuar mua, familjen time dhe mediat pse vajza ime po shfaqet në intervista. Ajo po thotë: ‘Pse po e thirrni një vajzë kriminele?’ Dua t’i them Fitores se unë nuk jam kriminel, jam çlirimtar. Unë me shokët e mi ia kam sjellë lirinë këtij vendi. Ajo është hajdute, ka vjedhur”, deklaroi Pllashniku. /Telegrafi/