Please enter at least 3 characters.

Vetëm një tifozë shqiptar i pranishëm në Kiev për ta përkrahur Skënderbeun (Foto)

2017/09/21740078_2008061019427994_1014102346008323897_n.jpg

Vetëm një tifoz shqiptar është ulur sot në tribunën që i rezervohej tifozëve udhëtues në stadiumin “Olimpiysky” të Kievit.

Mediave ukrainase u ka rënë në sy sjellja e këtij tifozi i cili nuk ngurroi edhe të hapte menjëherë një flamur shqiptar në shkallaret e tribunës ku ai ishte “zot” gjatë 90 minutave, shkruan PanoramaSport.

Tifozi shqiptar që kishte blerë biletën për këtë sfidë, ishte i vetëm përballë 24892 tifozëve ukrainas që ndoqën këtë takim në shkallaret e stadiumit “Olimpiysky”, sipas të dhënave zyrtare të klubit mbi ata që kishin prerë biletën për këtë sfidë.

Kujtojmë që Skënderbeu pësoi humbje me rezultat 3-1 nga udhëtimi në Kiev, tek ish-kampionët e Ukrainës.