Please enter at least 3 characters.

Vetaksidenti në Pejë, viktima dhe dy të lënduarit janë të mitur

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Nga vetaksidenti ku humbi jetën një person dhe dy të tjerë mbetën të lënduar i cili ndodhi sot rreth orës 00:02 në Treboviq të Pejës, policia ka dhënë detaje.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima dhe të dy të lënduarit janë të mitur.

“Deri te ky vetaksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur nё fshatin Treboviq-Pejё, duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugёs dhe shpejtёsisё, humb kontrollim mbi automjet dhe godet njё shtyllё tё betonit. Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjes, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa dy tё lënduarit tjerё janё dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve janё dёrguar nё QKUK-Prishtinё, viktima dhe tё lënduarit janё persona tё mitur”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё. /Telegrafi/