Please enter at least 3 characters.

Veseli viziton prindërit e presidentit Thaçi

2020/07/F7AAE1BC-7355-4C22-A748-90AE9F34D343.jpeg

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar familjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në fshatin Burojë të Skënderajt.

Në profilin e tij në Facebook ka postuar një fotografi me prindërit e presidentit Thaçi, Haxhi e Hyrë Thaçi.

“Në Burojë, me prindërit e Presidentit dhe vëllait tim nga lufta, Hashim Thaçi", ka shkruar Veseli.

Kujtojmë se prokurori i specializuar ditë më parë ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një propozim aktakuzë për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.