Please enter at least 3 characters.

Veseli kthehet në Hagë

2021/05/Kadri-Veseli-skenar-600x360-1.jpg

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është nisur drejt Hagës.

Nga pamjet e siguruara nga Klan Kosova, Veseli shihet se nën përcjelljen e forcave të Policisë së EULEX-it, është nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, prej ku do të udhëtojë në Holandë.

Veselit i ishte lejuar nga Gjykata Speciale që të kthehet përkohësisht në Kosovë për ta vizituar babain e tij, që është në gjendje të rëndë shëndetësore.