Please enter at least 3 characters.

Vertonghen mund të luajë ndaj Ajaxit duke mbajtur maskë

2019/05/JanVertoghen-2.jpg
290:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - MAY 07: Jan Vertonghen of Tottenham Hotspur warms up during a training session ahead of their UEFA Champions League Semi Final second leg match against Ajax at Johan Cruyff Arena on May 07, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Jan Vertonghen, mund të luajë në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.

Spursat pësuan me rezultat 0-1 në Londër në përballjen e parë, prandaj duhet t'i ndryshojnë gjërat në Amsterdam për t'u kualifikuar në finale.

Vertonghen pësoi një lëndim në kokë pas një përplasje me bashkëlojtarin Toby Alderweireld dhe portierin kundërshtar, Andre Onana, në sfidën e parë.

Jan Vertonghen (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Ai e theu hundën, si edhe pësoi tronditje në tru, saqë në një moment për pak sa nuk e humbi vetëdijen.

Megjithatë, testet mjekësore kanë treguar se tronditja nuk ka qenë serioze dhe ai mund të luajë në Amsterdam duke mbajtur maskë. /Telegrafi/