Please enter at least 3 characters.

Venera prezantohet në Top Fest me këngën e punuar nga Rona (Video)

2016/01/VeneraLumani-fk.jpg

Rona Nishliu e ka punuar këngën “Love” të Venera Lumanit, me të cilën këngëtarja strugane është konkurrente në edicionin e sivjetmë të Top Fest.  

Ky është bashkëpunimi i parë i Ronës në cilësinë e kompozitores dhe tekstshkrueses.

Njëherësh, këngëtarja më e suksesshme që e ka prezantuar Shqipërinë në Eurovision, ka bërë të ditur se me 20 mars do të promovojë këngën “Dhembë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, të cilën e ka kompozuar vet.

Ndërsa në një të ardhme të afërt do të angazhohet edhe në një projekt për këngëtaren Evi Reçi.

Ndryshe, Venera Lumani është fituese e edicionit të dytë të “The Voice of Albania” dhe njëherësh vajza e kitaristit të grupit “Shekulli i Dreqit”, Menderes Lumani. /Telegrafi/