Please enter at least 3 characters.

Vendimi i gabuar i Rektoratit të UP-së

Universiteti i Prishtinës tashmë është i njohur në qarqe akademike në tërë botën dhe ka kultivuar e vazhdon t’i përparojë traditat tona të mira, po edhe lëvizjet e reja e të bujshme. Siç dimë, Universiteti është themeluar dhe vazhdon të veprojë falë përpjekjeve permanente të gjeneratave dhe demonstratave, vuajtjeve e viktimave jo të pakta, krahas kërkesës për lirinë kombëtare!

Me emërtimin e ri, UP-ja do to hynte në grupin e universiteteve të porsa themeluara: i Prizrenit, i Pejës, e më vonë i Gjilanit e i Mitrovicës?!

Emrin e Heroit tonë Kombëtar Hasan Prishtina, e mbajnë - jo vetëm në Kosovë - mjaft institucione, shkolla, biblioteka, qendra kulturore etj.

Vënia e emrit për një institucion kaq të rëndësishëm kombëtar, me një traditë e renome tashmë të vlerësuar e të njohur në qarqe universitare evropiane e botërore - sikur është Universiteti i Prishtinës - nuk praktikohet aq në vendet evropiane dhe nuk e besoj të pritet mirë në qarqe shkencore e kulturore në trojet shqiptare e më gjerë.

P. sh. Universiteti i Kembrixhit, i Oksfordit, Londrës e tjerë s’kanë emërtime të tilla. Edhe universitetet tjera më mirë do të ishte t’i mbajnë emrat e qyteteve. Në raste të veçanta kemi emërtime të themeluesve të tyre, si p. sh. Universiteti i Sorbonës,e mbanë emrin e themeluesit - Sorbonit, Universiteti shtetëror i Moskës është emërtuar me emrin e themeluesit - Lomonosov etj.