Please enter at least 3 characters.

Vëllai i tregoi motrës se foshnjës i kishte vënë emrin e saj - shikoni reagimin prekës

2024/11/abe61228-5d85-4ae4-8e40-42532baf96b0.jpg

Megan Moore Kratchner dhe bashkëshorti i saj, Tyler së fundmi patën një fëmijë dhe vendosën t'i vinin vajzës së tyre të vogël emrin e motrës së vogël të Tyler.

Edhe pse nuk e zbuluan emrin e saktë të foshnjës, Meghan ndau një video në TikTok të saj të momentit kur kunata erdhi për të vizituar mbesën e saj në spital për herë të parë dhe mësoi lajmin e mrekullueshëm.

Kur ajo hyri në dhomë, Tyler po mbante në dorë foshnjën dhe shpejt i zbuloi motrës së tij se si i kishin vënë emrin.

E habitur dhe e lumtur, motra e Tylerit nuk i mbajti dot lotët e gëzimit kur mësoi emrin e mbesës së saj.

Ajo filloi të qajë, përqafoi vëllanë e saj dhe kjo pamje solli një buzëqeshje në fytyrat e shumë njerëzve që panë videon. /Telegrafi/