Please enter at least 3 characters.

Vëllai i Agueros “rehatohet” në Europë

2016/07/vellai.jpg

Vëllai i sulmuesit argjentinas të Manchester Cityt, Sergio Aguero është sistemuar në futbollin europian.
Gaston del Castillo do të mbrojë ngjyrat e ekipit më të ri të inkuadruar në Serie A, Cortone.

19-vjeçari, gjithashtu, sulmues ka gjetur mundësi të paraqitet në itali, pasi në prill është angazhuar në Argjentinë në ekipin Indepedente, që udhëhiqet nga Gabriel Milito, por nuk ka pasur shumë mundësi të luaj.

“Gaby Milito nuk i ka siguruar një vend. Unë nuk mendoj se Indepedente po u jep mundësi lojtarëve të rinj”, ka thënë babai i Gastos.