Please enter at least 3 characters.

Veç ‘Yes’ dhe ‘No’!

2016/01/ve-ccedil-lsquo-yes-rsquo-dhe-lsquo-no-rsquo_hd.jpg

Prej katër futbollistëve koreanë, vetëm Song Young Won flet nga pak anglisht. Ky i fundit me tre bashkëkombësit e tij u nevojitet edhe ndihma e pajisjeve teknologjike për të komunikuar me futbollistët kosovarë.

“Nuk kemi problem, ne flasim pak anglisht sepse edhe lojtarët kosovarë e kuptojnë këtë gjuhë. Por i shfrytëzojmë edhe telefonat mobil”, ka deklaruar Song Young Won, duke theksuar se ka nisur të adaptohet në Kosovë, bashkë me tre shokët e tij, raporton Zëri.

Trajneri mezi po komunikon me koreanët

Nga katër futbollistët koreanë, vetëm njëri prej tyre flet nga pak anglisht dhe mundohet t’u ndihmojë tre bashkëkombësve të tij, për të komunikuar me kosovarët. Por, jo të gjithë vendorët dinë të flasin anglisht, të cilën gjuhë nuk e njeh as trajneri, Ajet Shosholli, i cili sigurisht se e ka më së vështiri ta nxjerrë maksimumin prej lojtarëve të ardhur nga jashtë.

“Është e vërtetë se komunikimi është paksa i vështirë, pasi nuk po e dinë anglishten. Vetëm njëri prej tyre po e kupton sadopak dhe përmes tij po komunikojmë me të tjerët, kur e bëjmë analizën e lojës ose në stërvitje. Ndërsa, gjatë lojës po mundohemi ta demonstrojmë praktikën, pra përmes instruksioneve me shenja dhe mimika”, deklaroi për “Zërin” Shosholli.

Trajneri i respektuar kosovar shpreson që këta futbollistë të huaj që iu bashkuan ekipit të tij të fillojnë ta mësojnë sadopak gjuhën shqipe.
“Ata kanë ardhur tash së fundmi, para një jave. Ndoshta në vazhdim do ta mësojnë edhe gjuhën shqipe dhe do ta kemi më të lehtë”, shton Shosholli, duke buzëqeshur.