Please enter at least 3 characters.

Vdiq Maxhun Alimehaj, njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Lybeniqit

2024/12/469489676_8152068581560820_3269248216257064890_n.jpg
354:"Maxhun Alimehaj describes 10 July 1999 his escape from marauding Serb forces that reportedly killed up to 350 villagers from the area around Ljubenic in western Kosovo. Alimehaj narrowly escaped being killed by pretending to be dead under the bodies of others. (ELECTRONIC IMAGE) (Photo by MIKE NELSON / AFP) (Photo by MIKE NELSON/AFP via Getty Images)
11:"MIKE NELSON

Maxhun Alimehaj nga Lybeniqi i Pejës ka ndërruar jetë.

Ai ishte një nga 10 të mbijetuarit e masakrës që forcat serbe kryen më 1 prill 1999, duke pushkatuar 70 bashkëfshatarë të tij.

Lajmin  e bëri të ditur historiani Shkodran Imeraj, përmes një postimi në Facebook.

“Ai, nga breshëria e plumbave të forcave serbe mori disa plagë, të cilave iu mbijetoi me shumë vështirësi. Maxhunin, kam pasur rast ta takoj disa herë dhe ta intervistoj si një nga të mbijetuarit e Masakrës së Lybeniqit të 1 prillit të vitit 1999. Dëshmia e tij ishte vërtet rrëqethëse dhe kjo dëshmi tashmë ka hyrë në analet e historisë sonë në librin Masakrat në Lybeniq 1998-1999,” ka shkruar Imeraj.

Ai shtoi se ndarja nga jeta e Alimehajt përbën një humbje të madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë shoqërinë.

“Vdekja e sotshme e Maxhunit është një humbje e madhe, ngase nga sot është shuar edhe një dëshmi e gjallë e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë.”

Varrimi do të bëhet nesër (e hënë), më 14:00, në varrezat e dëshmorëve në Lybeniq.