VDES REPUBLIKA NË MËNYRË TË TURPSHME
Mario Luzi (1914-2005)
24/10/2025
Poezi nga: Mario Luzi
Përktheu: Maksim Rakipaj
Në mënyrë të turpshme vdes Republika.
Për turp e përgjojnë
pushtat e saj të shumtë në agoninë e fundit.
Për turp kthejnë korbat sqepat në dhomën ngjitur.
Për turp përleshen me njëri tjetrin jetimët e saj,
për turp shqyejnë njëri tjetrin çakejtë e saj.
Gjithë kjo në mënyrë të turpshme ndodh, gjithçka,
përveç vdekjes vetë,
rrekem të më kuptojnë
përpara nuk e di se cilës gjykate apo barazie të ëndërruar
nuk zhvillohet seanca.


