Please enter at least 3 characters.

Vdes bashkëshortja e parë e John Lennon

2016/01/cynthia-e1427959384702.jpg

Cynthia Lennon, gruaja e parë e John Lennonit të “The Beatles”, ka vdekur në shtëpinë e saj në Spanjë, ka bërë me dije familja e saj.

Një porosi në ueb-faqen e të birit të saj, Julian, thotë të ketë vdekur “pas një beteje të shkurtër, por të fortë, me kancerin”.

“Djali i saj, Julian Lennon, ka qenë pranë saj gjatë gjithë kohës. Familja ju falënderon për lutjet tuaja”, thuhet tutje në porosinë e tij.

Julian gjithashtu ka postuar një fotografi të së ëmës së tij, e cila ishte 75 vjeçe, brenda një zemre me mesazhin “E kujtojmë me dashuri”, transmeton Koha.net.

Cynthia takoi Lennonin në shkollë të artit kur ai e kishte prekur në shpinë në orë të mësimit dhe i kishte thënë “Tung, unë jam Johni”.

Çifti u martua pak para se “Beatlemania” ta transformonte bashkëshortin e saj në një prej meshkujve më të famshëm në botë.

Me insistimin e menaxhmentit të bendit, gjatë kohës kur bendi po korrte sukses të mëdha, ajo ishte mbajtur në prapaskenë në mënyrë që legjionet e fanseve femra të mos ishin në dijeni për ekzistencën e saj.

Ajo qëndroi në shtëpi dhe e rriti Julianin, ndërsa bendi i njohur ndryshe si “Katërshja e Mrekullueshme” organizoi turneun botëror dhe pushtoi top-listat.

Çifti u shkurorëzua më 1968 pasi Cynthia zbuloi aferën e bashkëshortit të saj me artisten japoneze, Yoko Ono.

Pas shkurorëzimit me Lennonin, ajo u martua edhe tre herë tjera./koha.net/