Please enter at least 3 characters.

Vdekje e dyshimtë, ndërron jetë një grua gjatë një intervenimi në një spital

2020/09/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1-1200x630-1.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gruaja e tij ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në spital.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të dielën në ora 15:20.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovar ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në një spital”, thuhet në raport.

Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve por gjendja e saj nuk është përmirësuar, i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. /Telegrafi/