Please enter at least 3 characters.

Vdekje e dyshimtë e një femre në Prizren

2020/01/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Prizren.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF, transmeton Telegrafi.

"Është raportuar se nga familjaret e saj është sjellë në QKMF, viktima femër kosovare, pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit pa shenja jete. Nga mjeku është konstatuar vdekja e saj. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion", thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e martë rreth orës 16:20./Telegrafi/