Please enter at least 3 characters.

Vazhdon të jetë e mbyllur rruga Mitrovicë-Bajgorë

2018/03/unnamed-43.jpg

Pas problemeve të përsëritura me rrugën R - 129, Mitrovicë – Bajgorë dhe pas sugjerimeve nga përgjegjësit që po e monitorojnë situatën, Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që të ndërpritet qarkullimi për automjete në këtë rrugë mbrëmë gjatë gjithë natës dhe sot paradite.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, kompania e mirëmbajtjes do të dërgojë mjetet e duhura që masivet e gurëve dhe të dheut që përbëjnë rrezik të vazhdueshëm për shembje të provojë t'i neutralizojë. /Telegrafi/