Please enter at least 3 characters.

Vazhdon suksesi i Era Istrefit në arenën ndërkombëtare

2018/08/Will-Smith-Era-Istrefi-dhe-Nicky-Jam.jpg
270:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Artists, Era Istrefi, Will Smith, and Nicky Jam perform during the Closing Ceremony prior to the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)
12:"Getty Images

Emri i saj u bë i njohur në muzikën botërore falë projektit muzikor “Bonbon”, i cili u shndërrua në një hit muzikor brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Pas këtij suksesi, Era Istrefi vijoi projektet e saj, duke bashkëpunuar me artistë të huaj, të cilat gjithashtu rezultuan të suksesshme.

Këngëtarja shqiptare arriti kulmin e suksesit duke qënë pjesë e këngës së ‘Botërorit 2018’, “Live It Up”, me artistët me famë botërore Will Smith dhe Nicky Jam.

Ajo dhe një performacë të shkëlqyer në ndeshjen finale në Rusi, duke bërë kështu që zëri i shqiptarëve të dëgjohej në mbarë botën.

Vetëm pak javë më parë, Era ka publikuar një tjetër projekt muzikor, i dyti për këtë sezon veror.

“Oh God” titullohet prurja më e re e këngëtares, e cila kësaj radhe ka ardhur në bashkëpunim me një artist xhamajkan të quajtur Konshens.

Ky projekt muzikor është shoqëruar gjithashtu me një video mjaft të veçantë, ku Era shfaqet tepër sensuale. Projekti muzikor është pëlqyer që në momentet e para të publikimit. /TCH/