Please enter at least 3 characters.

Vazhdon 'rezistenca' në lagjen Taftalixhe të Shkupit kundër betonizimit

2016/05/Taftalixhe.jpg

Banorët e lagjes ''Taftalixhe'' të Shkupit kanë vendosur që të mos lejojën prishjen e parkut të vetëm të gjelbërt në këtë lagje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë të diele, banorët do të organizojnë një aheng, që do të fillojë në ora 12 të ditësh, ndërkaq u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që e duan gjelbërimin, të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Ndryshe, katër herë me radhë, iniciativa ''Taftalixhe e gjelbërt'' ka arritur që ta mbrojë parkun, kurse iniciativa ka vendosur që të zgjedhin një metodë tjetër për të vazhduar 'rezistencën' kundër betonizimit./Telegrafi/